Wed, Nov 27, 2024

Akuzohet si ekzekutor në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj/ GJKKO merr vendimin, burg përjetë për Redjan Rrajën

  • PublishedJuly 25, 2023

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burg përjetë Redjan Rrajën. Lajmi u konfirmua për “” nga gazetarja Klodiana Lala. Redjan Rraja akuzohet si ekzekutor në atentatin ndaj makinës së ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj, ngjarje e ndodhur tek vendi i quajtur, mbikalimi i Shkozetit. Kujtojmë se si pasojë e këtij atentati mbeti i vdekur shoferi, Andi Maloku, ndërsa dy të tjerë u plagoset.

Ndërkohë GJKKO ka dënuar me 35 vite burg Arjol Halilaj që dyshohet si anëtar i grupit kriminal.

Sakaq Redjan Rraja është nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja.

Gjithashtu theksojmë në atë kohë hetimet zbuluan se gjurmët e gjetura në armët automatike si dhe në automjet u krahasuan me ato të personave të skeduar më herët dhe rezultuan se përputheshin me gjurmët e Redjan Rrajës.

()

AlbaniaWeb.net