Takim rreth 50 minuta me dyer të mbyllura, Asambleja e Partisë Socialiste mblidhet sërish në shtator
Asambleja Kombëtare e PS do të mblidhet sërish në shtator. Lajmi është konfirmuar për nga gazetari Ergys Gjençaj. Bëhet me dije se në takimin e radhës do të vendoset data për thirrjen e Kongresit të Partisë Socialiste.
Ndërkohë në takimin e zhvilluar ditën e sotme të Asamblesë që zgjati 50 minuta të zhvilluar me dyer të mbyllura, u morën disa vendime siç ishte largimi i sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri dhe emërimi në vend të tij të Blendi Klosit. Po ashtu në vend të Ballës, i cili tashmë është ministër i Brendshëm, u caktua si kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi.
()