Thu, Nov 28, 2024

Debati/ Hila për mbledhjen me dyer të mbyllura të PS: Rama, s’ka për detyrë të japë shpjegim. Lubonja: Skandaloze!

  • PublishedJuly 26, 2023

Është shoqëruar me diskutime dhe debate mes të ftuarve emisioni “Open” në News24, teksa u komentua për mbledhjen e Asamblesë së PS e cila u zhvillua me dyer të mbyllura.

Ka qenë Dritan Hila i cili me tone të revoltuara, theksoi se nuk ka asnjë problem që një mbledhje të zgjasë aq pak dhe të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Nga ana e tij, analisti Fatos Lubonja e ka cilësuar skandaloze këtë fakt, duke u shprehur se më gjithë ngjarjet që kanë ndodhur dhe skandalet që kanë përfshirë PS, duhet të kishte një qëndrim për këtë mbledhje.

Pjesë nga debati:

Dritan Hila: Këtij i ka marrë muti shalët të shikojë partinë e tij. Një parti që ka probleme të brendshme, natyrisht që do ta bëjë mbledhjen e mbyllur. Për çfarë ta bëjë mbledhjen e hapur, që të merret Berisha. Berisha të zgjidhë punët me Gaz Bardhi. Berisha ka partinë e vet që i ka ikur për lesh. Përse duhet të marrin mendjen e Berishës ne, Berisha të na thotë ndonjë gjë për Gaz Bardhin. Non-grata e Berishës është çështje ndërkombëtare.

Zaimi: Nuk shoh asgjë shokuese tek fakti i dyerve të mbyllura.

Dritan Hila: Partia është sipërmarrje private zotëri, nuk është shtetërore. Nuk nxirren të gjitha në pazar. Të gjitha partitë bëjnë mbledhje të mbyllura, se të ka lënë ty pa muhabet nuk ta fajin Rama o zotëri.

Fatos Lubonja: Është skandaloze që pas gjithë këtyre skandaleve mblidhet 50 minuta një parti.

Zaimi: Jemi përballë faktit, që mbledhja u bë pasi PS gjendet përballë disa skandaleve.

()

AlbaniaWeb.net