ZYRTARE/ Gati 500 ndeshje me Liverpool, futbollisti transferohet në Arabinë Saudite, bashkohet me Gerrard
Arabia Saudite po ia del të marrë lojtarët më të mirë nga Europa. Pas Cristiano Ronaldos, Benzema, apo Brozovic, i radhës që firmos në tokën arabe është Jordan Henderson. Mesfushori anglez pas 12 vitesh me Liverpool ka vendosur që të bashkohet me Al Ettifaq, skuadër e cila drejtohet nga Steven Gerrard.
Me një video emocionuese të postuar në Instagram, 33-vjeçari ka zyrtarizuar lamtumirën e tij me The Reds. Ish-kapiteni tani largohet nga klubi ku iu bashkua në vitin 2011, për të filluar një aventurë të re.
“Është e vështirë të shprehësh me fjalë se çfarë kanë qenë këto 12 vitet e fundit dhe është edhe më e vështirë të them lamtumirë. Jam tifoz i Liverpool, deri në ditën që do të vdes. Faleminderit për gjithçka, ti nuk do të jesh kurrë vetëm” – dëgjohet të thotë ai në video. Henderson numëron 492 paraqitje, 39 gola, 74 asiste dhe 8 trofe me Liverpool.
()