Wed, Nov 27, 2024

Operacioni për mashtrimet, prokurorja italiane: Paratë e përfituara u konvertuan në kriptovaluta, pengesë në procesin e hetimit

  • PublishedJuly 27, 2023

Në një konferencë për median, SPAK ka dhënë detaje lidhur me operacionin e përbashkët shqiptaro – Italian. Mësohet se operacioni është vijim i një operacioni të mëparshëm që mban datën 25 tetor 2022.

Prokurorja italiane u shpreh se paratë e përfituara nga skema e mashtrimit u konvertuan në kriptovaluta dhe kjo është pengesë në procesin e hetimit.

“Skemën nuk e kemi ndërtuar plotësisht. hetimet janë në vazhdim. një pjesë  e këtyre mund të futeshin në Shqipëri, pasi nuk punonin falas. Hetimet janë të vështira pasi kriptovaultat përdoren për fshehjen e të ardhurave nga aktivitet kriminale dhe kjo është më e vështirë”, u shpreh ajo.

AlbaniaWeb.net