FOTO/ U bë e njohur pas natës së zjarrtë me Icardin, modelja argjentinase tashmë fiksohet me… Messin
Kandela Leçe u bë e njohur pas rrëfimit të saj për marrëdhënien që ka pasur me futbollistin argjentinas, Mauro Ikardi. Një muaj më parë ajo deklaroi se ka pasur një natë pasionante me ishin e Interit dhe për këtë arsye Uanda Nara u nda nga ai.
Por mesa duket modelja ka gjetur një fiksim të ri. Bëhet fjalë për një tjetër futbollist argjentinas, Lionel Mesi. Mbrëmjen e shkuar teksa sulmues shkëlqeu sërrish me Inter Majemin, Kandela ka postuar disa foto me fanellën e “Pleshtit”. Bukuroshja bjonde ka nxjerrë në plan të parë të pasmet bombastike teksa ka marrë vëmendjen e të gjithë fansave të saj.