Arrestimi i biznesmenit Pëllumb Gjoka me urdhër të SPAK, akuza e Bardhit: Rama i siguroi licenca dhe statusin e investitorit strategjik
Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka përshëndetur aksionin e SPAK që çoi në arrestimin e disa zyrtarëve të policisë dhe një biznesmeni, ndërkohë që në total janë lëshuar 15 urdhër-arreste.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Bardhi theksoi se mes të arrestuarve është dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, që sipas tij Edi Rama, në bashkëpunim me Tom Doshin i ka siguruar këtij anëtari të krimit të organizuar, licensa dhe statusin e investitorit strategjik
REAGIMI I BARDHIT
Përshëndes aksionin e SPAK për arrestimin e një prej lidhjeve të konsoliduara me krimin e organizuar të Edi Ramës në Shkodër Pëllumb Gjokës. GPPD nxit SPAK të verifikojë të gjitha favoret qeveritare që Edi Rama, në bashkëpunim me Tom Doshin i ka siguruar këtij anëtari të krimit të organizuar, duke nisur nga licensat e deri tek statusi i investitorit strategjik. Askush mbi ligjin është më afër se kurrë. ????
()