Asambleja e PS-së dhe arrestimet e socialistëve, deputeti i PS: Po vjen fundi për të paprekshmit! SPAK ka goditur vetëm majtas, por…
Deputeti socialist dhe njëherësh anëtar i Asamblesë së Partisë Socialistë Lavdrim Krashi dhe gazetari Ergys Gjençaj të ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, folën për mbledhjen e Asamblesë së PS-së, e cila u zhvillua me dyert e mbyllura dhe për arrestimet e bëra nga SPAK ndaj socialisteve.
Në lidhje me këtë Krashi u shpreh se po vjen fundi për të paprekshmit, dhe fakti që deri më tani SPAK ka goditur socialistë, nuk do të thotë se nuk mund të kthehet pas në kohë, në vitet ’90.
Ndërsa për Asamblenë e PS-së, e cila u zhvillua me dyert e mbyllura, Krashi u shpreh se takimi ishte normal dhe se për faktin se u zhvillua pa prezencën e mediave do të thotë se kishte një arsye, të cilën nuk e bëri publike.
“Takimi ishte normal, gjatë mbledhjeje u analizua vota e shqiptarëve në zgjedhjet e 14 majit, që i dhanë përgjegjësinë kryebashkiakëve. Kjo për të qenë në poste të larta drejtuese, ku trajtohen si një njerëz bajraktarë për tët abuzuar me pasurinë kombëtare, duket se për fat të mirë po i vjen fundi. Kjo falë reformë së drejtësisë, e cila po jep prova se është e pavarura. SPAK, nuk sheh të majtë apo të djathtë. nuk ka rëndësi kjo, krimi i dhe korrupsioni që për fat të keq ka mbretëruar në Shqipëri për 30 vite ka krijuar një situatë të pandëshkueshmërisë. Pozicionet e larta në shtet janë përgjegjësi.
Korrupsioni është fjalë e madhe, detyra e çdo personi me postet publikë është integriteti. kjo është detyra e SPAK, ku gjen mangësi të godasë. Deri më tani janë funksionarë të PS-së, por kjo s’do të thotë se nuk do shkojë pas në kohë, deri në vitin 1992. ata që janë përzierë me afera korruptive mesazhi është i qartë ‘mos flini gjumë’”, u shpreh Krashi.
“AlbaniaWeb.net”