Tue, Nov 26, 2024

Zgjedhjet për kryetar në PD, Gështenja: Duhet të bëjmë armëpushim me njëri-tjetrin, përballë kemi Ramën. Gazetari: Qytetarët duan alternativë!

  • PublishedJuly 27, 2023

Deputeti Lefter Gështenja, në rubrikën “Opinion” në News24 foli për zhvillimet e brendshme në PD.

Gjatë bisedës në studio, Gështenja u shpreh se PD ka nevojë për frymë të re dhe për njerëz të rinj.

“Ne duhet të bëjmë një proces real dhe të rikthejmë besimin tek demokratët. Zgjedhjet e 14 majit treguan shumë për Partinë Demokratike. Ne sot duhet të punojmë për një PD më të fortë”, u shpreh Gështenja.

Në analizën e tij, gazetari Osman Stafa tha se vendi ka nevojë për alternativë të re që të jetë e besueshme për qytetarët dhe të votohet nga qytetarët.

“S’mund ta kërkojmë më idenë tek PS sepse ata janë në rregull, por duhet të gjejmë një alternativë që qytetarët të votojnë. Pra sot kjo nuk po ndodh sepse nuk ka një alternativë, dhe situata në PD nuk ka asnjë ndryshim”, u shpreh gazetari Osman Stafa.

Gazetari Osman Stafa: Jeni bërë një grup deputetësh që nuk pranoni as modelin e Berishës dhe as modelin e Bashës, por a do të shkoni drejt një formacioni të ri politik?

Lefter Gështenja: Në politikë duhet të kthehet morali. Ne duhet të bëjmë armëpushim me njëri-tjetrin. Përballë kemi Ramën dhe duhet të gjejmë një konsensus mes palëve, pasi mënyra se si po shkon situata nuk do të ketë demokrat që të na dëgjojë ne. Unë do të vazhdoj të kontribuojë për PD dhe nuk largohem nga PD”.

()

AlbaniaWeb.net