Ahmetaj jashtë Grupit të PS? Klosi: Në shtator mblidhet Kongresi i jashtëzakonshëm dhe….
Sekretar i komanduar i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi teksa është pyetur sot në lidhje me vendimin që do të marrë PS për Arben Ahmetajn, i shpallur në kërkim nga policia, për aferën e inceneratorëve, deklaroi se vendimi do të merret në shtator.
Ai tha se kjo është pyetje që i takonte grupit Parlamentar të PS.
“Sot në ditën time të parë si sekretar i Përgjithshëm të PS-së. Vijon që tu jem mirënjohës mbi 100 mijë anëtarëve të PS-së. kemi nderin krenarinë dhe fatin që i kemi këto detyra. Është një pyetje që i takon grupit parlamentar i cili padyshim që në mbledhjen e tij të parë në fillim të sezonit parlamentar do të marrë edhe vendime të plota për çështje të cilat shqetësojnë dhe një ndër këto është edhe e Ahmetajt. Kam bindjen e thellë se në sërish do të fitojmë. Ne bëjmë ndryshime për të përmirësuar veten tonë.”, -tha Klosi.
()