Tue, Nov 26, 2024

Maestro flet për dedikimin e Luizit për Kiarën, tregon raportin që ka me këngëtarin

  • PublishedJuly 28, 2023

Raporti mes Luizit dhe Armaldos pas daljes nga “BBVIP” është vënë gjithnjë në pikëpyetje, me Maestron që në intervista të ndryshme është shprehur se ende nuk kanë pasur mundësinë të takohen.

Mirëpo disa javë më parë, u vu re se Luizi dhe Maesteo nuk ndiqeshin më në rrjetet e tyre sociale, duke lënë të kuptohej se raporti i tyre ishte krisur sërish dhe pas përfundimit të spektaklit. E së fundmi Maestro ishte i ftuar në Ëake Up ku është pyetur rreth raportit me Luiz Ejllin.

Disa ditë më parë, Luizi publikoi në InstaStory një postim funny për Armaldon ku i publikoi patentën e tij dhe krahas fotos shkroi se ‘kishte marrë gjobë pasi ka nominuar Kiarën’. Por në fakt ai ishte përfshirë në një aksident dhe pak më vonë, Luizi bëri atë postim. Rreth kësaj situate Armaldo u tha:

“Ka postuar patentën time, pastaj patentën e tij. Më pas në një koncert kishte kërkuar që të pranishmit të nxirrnin patentat, kush kishte. Mendoj se është nxituar. Do ia ketë dhënë ndonjë polic, nuk e di. E ka fotografuar policia patentën time. Nuk e di pse e ka bërë, nuk kam komunikim me Luizin. Nuk kam dashur që t’i jap vëmendje në këtë pjesë. Nuk dua të përfshihem. Ai ka menduar kështu, e ka vepruar.”- tha ai.

Sakaq këngëtari ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re e cila është një dedikim për partneren e tij Kiara Titon. Armaldo u shpreh se ka dëgjuar vetëm një pjesë të këngës që është publikuar në Instagram dhe nuk ka pasur mundësi ta dëgjojë të gjithën.

“Isha në Burrel siç thashë. Nuk e kuptova orarin që do të publikohej dhe nga impenjimi, nga lodhja nuk e kam dëgjuar. Sapo të dal nga këtu do ta dëgjoj”– tha ai.

Ndër të tjera, ish-banori u shpreh se i bëhet qejfi që Luizi i ka dedikuar këngë moderatoes pasi kjo gjë e forcon më shumë besimin që ata kanë për njëri-tjetrin.

“Unë kam qenë disi pjesë e kësaj marrëdhënie. Më bëhet qejfi për çdo lidhje që mund të kenë dy të rinj. Mua më bëhet qejfi që i ka dedikuar një këngë dhe rrit besimin te lidhja që ata kanë bashkë”- u shpreh Maestro.