Arabia Saudite vijon me blerjet e bujshme, zyrtarizohet transferimi i sulmuesit të Manchester City
Pas Gundogan që shkoi te Barcelona, nga kampionët në fuqi të Evropës është larguar edhe një tjetër futbollist i rëndësishëm i formacionit të Pep Guardiolës. Riyad Mahrez është ylli i radhës që lë Europën për t’u bashkuar me skuadrën e Al Ahli në Arabinë Saudite.
Pas shumë e shumë përpjekjeve, klubi arab më në fund ka arritur të bindë Manchester City-n, që e la të lirë për shumën e 30 milionë paundëve.
Sulmuesi algjerian, që fitoi çdo gjë me “Qytetarët”, ka firmosur një kontratë deri në vitin 2027, aty ku do të bashkohet me Roberto Firminho dhe Eduard Mendy. Arabia Saudite vijon çdo ditë të marrë disa nga futbollistët më të mirë të botës.
The wait is over: Riyad is real ????????@Mahrez22#MahrezToAlahli
— Al-Ahli Saudi Club (@ALAHLI_FCEN) July 28, 2023
()