Dy kampionë bote rikthehen tek Italia, do të jenë në krah të trajnerit Mancini
Dikur në mbrojtje të Juventusit dhe kombëtares ishte BBC (Bonucci, Barzagli, Chiellini), ndërsa në portë Buffon. Tani axurrët po shkon drejt BBB: sepse pas Bollinit, i graduar si zëvendës i Mancinit pas triumfit të tij në Evropian si trajner i ekipit U-19, Barzagli dhe Buffon gjithashtu do t’i bashkohen stafit.
Lajmi i madh për Italinë ka të bëjë me mbrojtësin, që pas largimit nga futbolli në vitin 2019, mbeti në botën e Juventusit për të bashkëpunuar me Sarrin. Pas vetëm një sezoni, lamtumira e motivuar nga dëshira për të jetuar më shumë me familjen, të cilën nuk ia lejoi puna me kohë të plotë në stafin e Juventusit.
Kontaktet me Federatën kanë qenë pozitive, Barzagli (i cili në vitin 2021 mori licencën e trajnerit të “Uefa A”) i ka dhënë ok angazhimit me kohë të pjesshme të kërkuar nga kombëtarja, tashmë ka shpallur lamtumirën e tij në rolin për DAZN dhe prandaj duhet të jetë në Coverciano duke punuar në fazën mbrojtëse të axurrëve që në shtator.
Ka shumë gjasa që ish-mbrojtësi të gjejë portierin që i ka mbuluar shpinën për kaq shumë vite. Lajmi i sigurt, i cili qarkullon tashmë prej javësh, është se Buffon-it i është ofruar roli i kreut të delegacionit të mbajtur më parë nga Gigi Riva dhe Gianluca Vialli.
Fakti që Parma ka nisur tërheqjen dhe Buffon mungon, vërteton se në kokën e ish-kapitenit blu është vërtet i pranishëm mendimi për të përfunduar me lojën e futbollit. Po merr pak kohë për të reflektuar, në FIGC nuk e nxitojnë dhe janë të bindur se do të marrin po-në e Gigi-t në rast lamtumire me futbollin.
Gravina e kishte menduar edhe Maldinin në krye të delegacionit, por ideja e tij rezultoi menjëherë si një ëndërr e parealizueshme. Në riorganizimin e ekipeve kombëtare, pas ngjitjes së Nunziatës në ekipin U-21 dhe largimit të Evanit nga stafi i Mancinit, pankina U-20 iu caktua më pas Attilio Lombardos
()