Tue, Nov 26, 2024

“Nuk do të trajtohem në asnjë vend”, Wanda Nara: Ka shumë gënjeshtra, ju tregoj se ku do të shkoj

  • PublishedJuly 28, 2023

Përmes një postimi në Instagram, Wanda Nara i ka përditësuar të gjithë për gjendjen e saj shëndetësore. “Jam shumë mirë, – tha gruaja dhe agjentja e Mauro Icardit, përpara se të shtonte: – Janë thënë shumë gënjeshtra. Ka gazetarë që flasin dhe sigurojnë për gjëra që nuk janë të vërteta, pa e ditur se po flasin për jetën e dikujt tjetër”.

Së fundmi, disa gazetarë argjentinas kanë folur në fakt se Wanda është sëmurë me leuçemi dhe kanë siguruar se ajo së shpejti do të kthehet në Milano për t’u trajtuar nga mjekë të specializuar. Thashethemet e mohuara menjëherë nga personi i interesuar, i cili zbuloi se ajo ishte ende në pritje të një diagnoze zyrtare, pas problemeve që shfaqi disa javë më parë dhe që e shtynë të bënte kontrolle më të thelluara.

“Nuk do të trajtohem në asnjë vend. Do të shoqëroj Mauron”, – ka shpjeguar Wanda Nara. Pas muajve të fundit të kaluar në Argjentinë, ku drejtoi edicionin lokal të “MasterChef”, biznesmenja është gati të kthehet në Turqi, ku bashkëshorti i saj do të vazhdojë të luajë për Galatasaray.

()

AlbaniaWeb.net