“Tepelenë e tërmetit”/ Analisti Dervishi ironizon mbledhjen e qeverisë nëpërmjet vargjeve: PS pa gjumë, na duhen zullumet që SPAK të ketë punë
Analisti Lutfi Dervishi, nuk i ka kursyer ironitë lidhur me mbledhjen e qeverisë e mbajtur në Tepelenë.
Dervishi nëpërmjet disa vargjeve në Facebook, ka kritikuar dhe njëkohësisht ironizuar mazhorancën.
Ai gjithashtu prek çështjet që kanë përfshirë politikën shqiptare, që nga aferat deri tek arrestimet e zyrtarëve të lartë.
REAGIMI:
Këngë për mbledhjen e qeverisë..:
Tepelenë e Tërmetit
Trevë trimërie
Pranë burgut të Bënçës
Mbledhje qeverie
Mbledhje qeverie
që zgjat plot dy ditë
luten patronazhistët
Se mos nxirrni sytë
Dy ditë me kritika
dy ditë me kërcënime
mesazhi i mbledhjes
kujdes! Arrestime!
Qeveria e sotme
lëndë e klasit të parë
Me zv/kryeminister
n’kërkim ndërkombëtar
Se ato te tjerat
ju i dini vetë
Java shtate ditë
e skandalet tetë
Halli si ngjan hallit,
PS rri pa gjumë
Na duhen zullumet
që SPAK të ketë punë
Dhe pas arrestimeve
Mburrja nuk vonon
Ja e shihni vetë
drejtësia punon
Qeveria tonë
që mburrjen ka ves
Dhe superskandalin
ta shet për megasukses
()