“Territor i pastër”/ Sërish drogë në malësinë e Krujës, asgjësohen 773 rrënjë kanabisi
Zbulohet sërish drogë në malësinë e Krujës, ndërsa janë sekuestruar 773 bimë narkotike kanabis. Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 22 896 bimë narkotike kanabis.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar intensivisht kontrollet në malësinë e Krujës dhe në fshatra të ndryshme të rrethit, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 33-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në malësinë e Krujës, u gjetën të kultivuara 773 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.