Mon, Nov 25, 2024

Në një lidhje me Adrola Dushin? Capital T flet për të dashurën: Është më e bukura në botë

  • PublishedJuly 29, 2023

Capital T ka pranuad se është në një lidhje e madje foli me fjalët më të bukura për partneren e tij.

Në një intervistë për Radio Dukagjinin artisti foli lidhur me jetën e tij personale, duke pranuar se është i përfshirë në një lidhje dashurie dhe të dashurën e tij e cilësoi si “më e bukura në botë”.

Ai tha se ajo do të jetë pranë tij edhe në momentet më të rëndësishme të karrierës së tij artistike, duke e shoqëruar gjatë koncertit në Prishtinë.

“Normale që kam partnere. Për mua është më e bukura në botë. Do jetë edhe në koncert. Qëllimi kur je në një lidhje është martesa. Por, momentalisht nuk i kemi ato plane.”-tha ai.

Ai është përfolur vazhdimisht për një lidhje dashurie me modelene Adrola Dushi por dyshja nuk i ka konfirmuar kurrë këto zëra duke theksuar se janë miq të mirë.