Nuk iu bind policisë për të ndaluar dhe bëri manovra të rrezikshme me automjet, arrestohet i riu në Korçë
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 34 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, pasi duke drejtuar automjetin, në qytetin e Ersekës, nuk i është bindur shenjës së punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi duke kryer manovra në rrugë. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë ndaluar drejtuesin e automjetit, i cili gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë. Pas testit të alkoolit rezultoi se 34-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor në fshatin Bishnicë, Pogradec, ju informojmë se u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. Ç., 43 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në rrugën “Bishnicë-Shpellë”, duke drejtuar një automjet kamion, tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi L. Ç., 25 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nga verifikimi i kryer dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin kamion që ky shtetas drejtonte, u gjet një sasi drush të cilën shtetasi Xh. Ç. po e transportonte pa dokumentacionin përkatës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
Sh. E., 49 vjeç, banues në fshatin Bishnicë, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 51-vjeçar;
E. P., 60 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një shtetas tjetër;
A. L., 38 vjeç; B. G., 25 vjeç; E. K., 23 vjeç; A. T., 27 vjeç banues në Tiranë pasi në fshatin Bishnicë, gjatë një konflikti dyshohet se kanë goditur me grushte një 49-vjeçar. Gjithashtu filloi procedimi penal edhe për shtetasin G. E., 21 vjeç, banues në fshatin Bishnicë (djali i 49-vjeçarit) pasi me automjetin e babait të tij, ka përplasur automjetin e parkuar në rrugë të shtetasit A. L., duke i shkaktuar dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.