Zbardhen vendimet e Kryesisë së PD, Basha thërret Kuvendin Kombëtar, ja 3 pikat kyçe të agjendës
Pas rreth një 1 orë e 30 minutash, ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PD. Mësohet se në këtë mbledhje Basha ka propozuar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në 2 shtator.
Agjenda e Kuvendit Kombëtar do të jetë: Ndryshime statutore; Vendime organizative në përputhje me vendimet statutore; Miratimi i agjendës politike të Partisë Demokratike.
Kujtojmë se në mbledhjen e Kryesisë ishin të pranishëm:
1-Fitim Zekthi
2 -Taulanda Jupi
3 -Arbi Agalliu
4 Gazmend Koduzi
5 Oriola Pampuri
6 Gentian Gaba
7 Kreshnik Çollaku
8 Flutura Açka
9 Merita Bakiu
10- Xhemal Gjunkshi
11- Enkelejd Alibeaj
12 Taulant Zeneli
13. Endri Hasa
14. Indrit Sefa
Ndërkohë, Roland Bejko, Agron Kapllanaj dhe Jemin Gjana, ishin prezentë online.