Wed, Nov 27, 2024

Dikush po “ia vjedh” zemrën Krist Dragotit, më në fund e pranoi

  • PublishedJuly 30, 2023

Ish-banori i “Big Brother VIP 2”, Krist Dragot Aliaj është mjaft i komentuar për jetën personale. Ai ka zbuluar se tashmë është duke u njohur me një vajzë.

Në një rrëfim që bëri tek “E diell” ai u shpreh se nuk do të largohet nga Shqipëria, siç duket arsye qenka një vajzë.

Ai u ngacmua dhe u pyet: “Kush të mban në Shqipëri?”.

“Unë një zemër kam, 1 mund t’a jap”, u përgjigj Kristi, duke nënkuptuar se ka nisur një njohje.

“Pra zemra është e zënë?”– u pyet Kristi.

“Po zihet”– tha ai.

Kristi nuk dëshiroi të ndante më shumë detaje se kush është vajza me të cilin ka nisur këtë lidhje, nëse është apo jo e njohur për publikun.

AlbaniaWeb.net