“Ministrja Kumbaro ngatërron Drinon me Vjosën”, ironizon Auron Tare: Nuk di ku ka freskuar këmbët. Jo për gjë, por…
Aktivisti Auron Tare në një postim në Facebook ka ironizuar ministren Mirela Kumbaro, teksa thotë se kjo e fundit ngatërron lumin Drino me Vjosën.
Ai ka postuar një status të Kumbaros, ku shkruan: Në fund të mbledhjes dy-ditore në Tepelenë, që me kënaqësi e organizuam buzë Vjosës, në Parkun më të ri Kombëtar dhe mbretëreshë e lumenjve si krenari e të gjithëve ne.
“Kur Ministrja e Turizmit dhe Ambjentit e Republikes, Deputete e zones dhe ish perkthyese e Albturizmit nuk e di se ku bie Vjosa si tja bejne djelmuria e brezit te ri qe nuk bejne gjeografi ne shkolle? JO per gje po Di Caprios se shkrete i ra goja Vjosa Vjosa. Me siguri do i kene dhene edhe atij harten gabim se kur vete Ministrja qe freskoi kembet dy dite rresht ne Lume nuk e ka idene se ne cilin Lume u freskua edhe Qeveria, vaj medet Di Caprio i shkrete”, shkruan Tare.
Ministrja Kumbaro e ka edituar këtë postim duke shkruar: Në fund të mbledhjes dy-ditore në Tepelenë, që me kënaqësi e organizuam buzë Drinos, pjesë e Vjosës, në Parkun më të ri Kombëtar dhe mbretëreshë e lumenjve si krenari e të gjithëve ne.