Tue, Nov 26, 2024

Konfiskohen pasuritë e të dënuarit për trafik droge

  • PublishedJuly 31, 2023

, SPAK njoftoi të hënën më 31 korrik, se gjykata respektive ka pranuar në janar të këtij viti kërkesën për konfiskimin e pasurive të Vito (Vehap) Biba, i cili në vitin 2013 është dënuar me me 20 vjet burg nga në Itali për trafik të lëndëve narkotike, si dhe të Eglantina Bibës, e dënuar në vitin 2011 nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda për prodhim dhe shitje të narkotikëve, në bashkëpunim. Po ashtu, bëhet e ditur se janë konfiskuar pasuritë në emër të personave të lidhur. Vendimi i konfiskimit ka marrë formë të prerë më 6 korrik, kur është lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Konkretisht, është vendosur konfiskimi i disa pasurive të paluajtshme në Tiranë; i dy njësive me sipërfaqe 292.8 m2 dhe 274.8 m2; truall me sipërfaqe 352.6 m2 në Tiranë; katër apartamente me sipërfaqe totale, 858.5 m2, përfshi dhe verandat dhe ato të përbashkëta; ndërtesë me sipërfaqe 91.6 m2; si dhe truall me sipërfaqe 262.5 m2 e të një godine banimi 3 kate + 1 kat nën tokë.