Tue, Nov 26, 2024

Pezullohet pas arrestimit prokurori Xhevahir Lita

  • PublishedJuly 31, 2023

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP vendosi në një mbledhje urgjente të hënën më 31 korrik pezullimin nga detyra të prokurorit të Kukësit, , i arrestuar për “korrupsion pasiv…” të kryer dy herë dhe “grup të strukturar kriminal” si pjesë e operacionit të koduar “”.

Lita u vu në pranga të enjten gjatë një operacioni të nisur bazuar në informacionet e sjella nga drejtësia franceze, kur u ndaluan edhe biznesmeni i shpallur nga qeveria “Rama” si investitor strategjik dhe dy drejtues të lartë të policisë së shtetit, ndërkohë që u shpallën në kërkim shumë të tjerë të dyshuar për përfshirje në vrasje, pengmarrje, trafik, korrupsion, falsifikime, armëmbajtje pa leje e vepra të tjera penale, të kryera në formën e grupit të strukturar kriminal.

Në njoftimin e KLP-së, sqarohet se pas pezullimit të Litës nga detyra, është hapur gara për drejtues në Prokurorinë e Kukësit, që deri në përzgjedhjen e titullarit të ri, do të drejtohet nga zëvendësja, prokurorja .

Hetimet e SPAK kanë mundur të hedhin dritë mbi disa atentate të ndodhura gjatë viteve 2019- 2022; mes të cilëve mbeti i vrarë Gjon Boriçi në Vaun e Dejës. Plane për t’u vrarë u thurën edhe kundër Ibrahim Licit, Dorian Dulit, Genc Tafilit, Taulant Pepës dhe Kleanth Musabelliut.

“Janë dokumentuar gjithashtu vepra penale të kryera nga zyrtarë publikë, punonjës të policisë së shtetit të nivelit drejtues, punonjës të policisë të shtetit të nivelit të lartë drejtues, si dhe prokuror, të cilët cënonin funksionimin e rregullt të shtetit ligjor dhe sundimin e ligjit,” citohej në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme.

Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në 26 banesa dhe ambjente ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete të ndryshme, telefona, armë zjarri të ndryshme, maska, pajisje elektronike, pajisje elektronike monitorimi (servere dhe kamera) me të cilat monitoreshin ambjente të jashtme në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës.