“Ka prova të mjaftueshme”, ish-futbollisti i Barcelonës, Davi Alves rrezikon 10 vite burg nën akuzën e përdhunimit
Ish-futbollisti i Barcelonës, Dani Alves rrezikon një dënim prej 10 vitesh burg, nën akuzën e përdhunimit.
Alves akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë në një klub nate në Sutton në Barcelonë më 30 dhjetor, ndërkohë që thuhet se ndaj tij ka prova të mjaftueshme.
Ish-futbollisti i Barcelonës dhe kombëtarja braziliane do të kërkojë sërish falje më 3 gusht dhe më pas do të dalë në gjyq. Alves do të qëndrojë në burg deri në ditën e dhënies së vendimit.
Gjykatësi vendosi një garanci prej 150 mijë eurosh për të mbuluar çdo dëmshpërblim të viktimës, me paralajmërimin se nëse Alves nuk e paguan atë brenda 24 orëve, do të vijonte me sekuestrimin e aseteve të pasurisë.
()