Thu, Nov 28, 2024

Arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së në Tiranë, reagon OVL: Gjykata politike kërkon të frikësojë njerëzit

  • PublishedJuly 31, 2023

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-anëtarit të UÇK-së në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale, Dritan Goxhaj.

Në një reagim në rrjetet sociale, Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së tha se arrestimi i Goxhajt është bërë për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë një “gjykatë politike”.

“Në Gjykatën Speciale është penguar drejtësia nga vet ajo, duke i rrjedhur dokumentet e saj, si dhe duke i publikuar “viktimat” e me këtë edhe dëshmitarët. Edhe arrestimi i Dritan Goxhaj, bëhet për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë një gjykatë politike”, ka shkruar Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së.
Ish-pjesëtari i UÇK-së në Tiranë, Dritan Goxhaj u arrestua sot në Tiranë nën dyshimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë frikësimin dhe pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare.

()

AlbaniaWeb.net