Tue, Nov 26, 2024

“Kam 1 muaj pa telefon”, deputeti i PS denoncon kompaninë “One”: Pagova faturat, por s’marr asnjë shërbim

  • PublishedAugust 1, 2023

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka denoncuar publikisht kompaninë telefonike “One, pasi sipas tij, prej gati një muaj nuk funksionin asnjë shërbim. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, socialisti shkruan se edhe pse pagesat i ka kryer online nëpërmjet bankës, kompania nuk i ofron asnjë shërbim. “Prej bankës kam marrë vërtetimin se çdo faturë e paraqitur pranë bankës është paaaguuuuaaaar!

Ua çova një të hëne me parë në dyqanin e tyre, por, përsëri telefoni është i bllokuar, interneti po ashtu! me duhet të rri në zona me wifi prej një muaji!”, shkruan deputeti socialist. Erion Braçe shprehet se kompania nuk reagon, por vetëm hesht e bllokon. “E gjitha në një treg DUOPOL-me vecc dy kompani, e ka degraduar kete sherbim ne NJE SHERBIM MIZERABEL!”, thekson më tej Braçe.

REAGIMI I PLOTË:
KAM NJE MUAJ PA TELEFON, NJE MUAJ PLOT!
SOT ESHTE DATA 31 KORRIK, DITA E FUNDIT DHE,
UNE CDO DITE KAM QENE PA TELEFON!
NGA NESER, DUHET EDHE TE PAGUAJ FATUREN PA PATUR ASNJE MINUTE TE CDO DITE TE KETIJ KORRIKU, SHERBIM-telefon, internet, mesazhe!
UNE JAM NEN KONTRATE ME KOMPANINE ONE;
PREJ VITESH!
Po prej vitesh paguaj detyrimet permes BANKES!
Ne banke mesova se kjo kompani nuk dergonte me ne banke faturat e mia; si une ishin shume me kete problem.
Cdo jave te ketij Muaji, kam qene ne dyqanin e tyre;
Pas javes se dyte u binden dhe nje jave me pare fatura kish mberritur ne banke;
Prej BANKES kam marre vertetimin se CDO FATURE E PARAQITUR PRANE BANKES ESHTE PAAAGUUUUAAAAR!
Ua cova nje te hene me pare ne dyqanin e tyre!
Por, perseri TELEFONI ESHTE I BLLOKUAR, INTERNETI PO ASHTU! Me duhet te rri ne zona me ËiFi prej nje muaji! Ajo qe me acaron eshte qe NUK REAGOJNE! Heshtin dhe bllokojne!

Natyrisht ARROGANCA e ketyre ne marredhenie me njerezit eshte e NEVERITSHME; une nuk jam i vetmi me kete hall! E gjitha ne nje treg DUOPOL-me vec dy kompani, e ka degraduar kete sherbim ne NJE SHERBIM MIZERABEL!
Kaq!

()

AlbaniaWeb.net