Wed, Nov 27, 2024

Mane i mërzitur: Nuk doja të largohesha kështu nga Bayern, prisja që gjërat të shkonin ndryshe

  • PublishedAugust 1, 2023

Historia e dashurisë mes Bayern Munchen dhe Sadio Mane pati një fund të hidhur. Askush nuk e priste që vetëm pas një viti bashkëpunim, palët të ndanin rrugët. Sulmuesi senegalez nuk gjeti dot veten në Mynih dhe tashmë do të luajë në Arabinë Saudite për Al Nassr.

“Ndjehem keq që po largohem në këtë formë nga Bayern. Do të dëshiroja shumë që të kisha një tjetër fund me këtë klub, e di që mund ta kisha ndihmuar shumë skuadrën në sezonin e ri. Prisja një nga ato sezone ku të tregoja të gjithë vlerat e mia, por tani ka ardhur fundi. I uroj klubit dhe tifozëve të Bayern më të mirat”, – tha ai për mediat.

()

AlbaniaWeb.net