Tue, Nov 26, 2024

“Qeveria të mbështesë aktivitetin fason dhe atë eksportues”, Meta kujton thirrjen: Të kompensohen humbjet financiare!

  • PublishedAugust 2, 2023

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të mbështesë aktivitetin fason dhe ato të eksportuesve.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se duhet t’i jepet fund indiferencës nga ana e qeverisë për të mbështetur dhe kompensuar humbjet financiare. Sakaq i bën thirrje për marjen e masave për të luftuar ndaj pastrimit të parave, informalitetit dhe kriminialiteteit.

Postimi i plotë:

Duhet menjëherë t’i jepet fund indiferencës dhe papërgjegjshmërisë dhe duhet të mbështeten aktivitetet fason dhe ato eksportuese.

Qeveria duhet të marrë masa urgjente për të mbështetur dhe kompensuar në një masë të arsyeshme financiare këto humbje.

Qeveria duhet në mënyrë të veçantë të marrë masa të menjëhershme për të forcuar luftën ndaj pastrimit të parave, kriminalitetit dhe të informalitetit, që është arsyeja kryesore dhe vendimtare pse kemi këtë mbiçmim të Lekut.

AlbaniaWeb.net