I dënuar me 13 vite burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet shqiptari në Itali
Një 45-vjeçar shqiptar i dënuar me 13 vite burg për vrasje është arrestuar në Torino të Italisë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, 45-vejçari ishte i dënuar nga Gjykata e Tiranës me mbi 13 vite burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Vrasja është kryer në vitin 1997 dhe që prej asaj dite ai kishte humbur gjurmët, derisa u arrestua sot në Torino.
“Ekzekutimi i masës shtrënguese përbën epilogun e hetimeve të kryera edhe në nivel ndërkombëtar, falë aktiviteteve specifike të kryera nga shërbimi i bashkëpunimit ndërkombëtar policor të drejtorisë qendrore të policisë kriminale, në lidhje të ngushtë me palën policore shqiptare”, thuhet në deklaratën e policisë italiane.