“Besniku” Harry Kane, “bomberi” refuzon PSG. Bayern hidhet në sulm për yllin e Real Madrid
Nuk kishte “tym të bardhë” në takimin e fundit, por ky fakt nuk do të thotë që Harry Kane nuk mund të transferohet në Mynih, përkundrazi, drejtuesit e klubit të Bayern kanë besim se në fund do të arrijnë të sigurojnë shërbimet e kapitenit të Anglisë. Diferenca mes ofertës së kërkesës është 25 milionë euro, por sipas Sky Sports, drejtuesit e Bayern do të fluturojnë sërish drejt Londrës në ditët në vijim për të paraqitur një ofertë të re në derën e Tottenham. Harry Kane i ka premtuar besnikëri Bayern-it, madje sipas Sky ka refuzuar edhe interesimin e PSG, duke ia bërë të qartë se dëshira e tij është të transferohet në Gjermani.
Nëse gjërat nuk shkojnë sipas parashikimeve, nëse për një arsye apo për një tjetër, dështon kalimi i tij te Bayern Munich, sipas mediave angleze, Harry Kane do të qëndrojë te Tottenham, madje mund të rinovojë kontratën e tij që i skadon në 2024. Pas largimit të Mane, dhe në pritje të Harry Kane, Thomas Tuchel i ka kërkuar drejtuesve të klubit një mesfushor difensiv.
Dëshira e tij e madhe është Aurelien Tchouameni, mesfushori i Real Madrid. Francezi nuk po përshtatet si duhet në Madrid, por në çdo rast t’i marrësh një lojtar Realit nuk është aspak e lehtë, pavarësisht se dy klubet kanë një marrëdhënie shumë të mirë.
()