Tue, Nov 26, 2024

“Analiza e PD është jetike”, Lisandër Hoxha: Duhet të dalim me një platformë politike, të mos merremi me gjueti shtrigash

  • PublishedAugust 2, 2023

Lisandër Hoxha, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për zgjedhjet e 29 korrikut dhe nevojën e një analizë të brendshme për PD-në.

Hoxha u shpreh se analiza e PD-së është jetike dhe se duhet një platformë politike, teksa shtoi se anëtarët dhe deputetët nuk duhen të merren me gjueti shtrigash

 

“Analiza e PD është jetike! E dimë që Rama vjedh zgjedhjet, por analiza duhet të arrijë një produkt politik, plan se si të ecim para. Analiza do të thotë të shqyrtuarit me fakte e prove të çdo rrethane. Unë vetë kam propozuar që Primaret të bëhen të hapura dhe jo të mbyllura. Ka disa elementë që duhen marrë nën shqyrtim. Nuk na i ka fajin Rama, ia bëmë vetes. Ka vend për analizë, por do ishte e kotë nëse merremi me gjueti shtrigash dhe nuk arrijmë një platformë politike”, u shpreh Hoxha.

Në lidhje me përçarjen në PD, ai u shpreh se duhet bërë Kuvendi i Pajtimit, në mënyrë të zgjidhet situata brenda partisë.

“Një opozitë e dobët kujt i intereson? Vetëm qeverisë dhe ndaj mendoj se është emergjente zgjidhja e situatës në PD. Do ishte mirë të bëhej Kuvendi i pajtimit në PD në mënyrë që të hedhim pas krahëve çdo gjë që ka ndodhur. Kuvendit Kombëtar i duhet shkuar me një propozim të vërtetë, sesi PD-në a kemi me institucione të plota. Dy mënyra janë: pazari dhe platformë politike.”, tha më teja ai.

AlbaniaWeb.net