Tue, Nov 26, 2024

U gjet pajetë poshtë urës së “Dajlanit”, e reja ka disa plagë në gjoks e bark, zbardhen detajet

  • PublishedAugust 2, 2023

Një vajzë e re është gjetur sot pa shenja jete poshtë urës së “Dajlanit” në Durrës. Gazetarja Klodiana Haxhiraj bën me dije për se  se në trupin e saj janë konstatuar shenja dhune, ndërsa ka plagë të rënda në gjoks dhe në bark.

Dyshohet se e reja është vrarë, ndërkohë pritet që në orët në vijim mjeku ligjor të përcaktojë me çfarë është qëlluar.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave.

 

 

AlbaniaWeb.net