U fut për t’u larë në plazhin e Vlorës, ndërron jetë pushuesi serb
Një 54-vjeçar serb ka ndërruar jetë sot në plazhin e Vlorës.
Policia njofton se në plazhin “Uji i Ftohtë” në Vlorë, shtetasi serb, J. D., 54 vjeç, dyshohet që sapo ka rënë në kontakt me ujin në breg të detit, ka pësuar “arrest kardiak”.
54- vjeçarit i është dhënë ndihmë e menjëhershme nga pushuesit, roja bregdetare dhe më pas nga ekipi mjekësor i urgjencës, por 54 vjeçari ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të humbjes së jetës së 54-vjeçarit.