Jepet leja e ndërtimit për pallatet në portin e Durrësit, KKT miraton edhe 20 leje për resorte dhe hotele të reja në bregdet
Bregdeti do të vijojë të jetë kantier ndërtimi me së paku 20 leje të reja lejeve të ndërtimit ose zhvillimit për projekte resortesh por edhe kullash. Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e parë për ndërtimin e pallateve në projektin e portit të Durrësit.
Bëhet fjalë për lejen për godinë banimi dhe shërbimi me 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbitokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë” si lejen për “Godinë banimi dhe shërbimi 1, 6, 7 dhe 8 kate mbitokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë. Ndërtimi do të nisi pikërisht në kalatën lindore aty ku autoriteti portual i Durrësit përzuri me forcë koncesinarin gjerman që kishte një kontratë shfrytëzimi 35 vjeçare. Me pas janë miratuar në seri lejet për projekte buze detit, nga plazhet e Lezhës deri në Sarandë. Leje Ndërtimi është dhënë një “Strukturë akomoduese rezidenciale në Marina Resort Vlorë.
Në bregdetin e Lalzit, Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejet për 4 projekte. E para është leja e zhvillimit për objektin: “Strukturë Hotelerie dhe Shërbime”, me vendndodhje në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Prime Capital” sh.p.k. Po kështu është miratuar leja e zhvillimit për objektin: “Strukturë Hotelerie”, me vendndodhje në Rrugën: “Bregu i Detit”, në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Emav Group” sh.p.k. Dy vendimet e tjera ishin miratimi i lejes së ndërtimit për fazën e tretë të resortit turistik “Lura 5” si dhe miratimi i lejes së ndërtimit për objektin “Adriatica Resort, me subjekt zhvillues shoqërinë “Edil Al-It” sh.p.k.
Në bregdetin e Jugut janë miratuar një sërë projektesh. Mes tyre janë leja e zhvillimit për resortin Village Square me subjekt zhvillues Seaside Construction, si dhe leja e ndërtimit për objektin “Godinë Shërbimi Hoteleri”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues Shoqëria La Brisa. Ndërkohë projektet e tjera të cilave u është miratuar leja e ndërtimit i përkasin zonës së Radhimës dhe Sarandës. Në të njëjtën mbledhje KKT ka miratuar se paku 30 leje të tjera për objekte të ndryshme në vend.
()