Tue, Mar 11, 2025

Shpërthimi me tritol në Krujë/ Detajet, merren në pyetje banorë të zonës, rruga pa kamera sigurie

  • PublishedAugust 3, 2023

Zbulohen detaje të reja në lidhje me shpërthimin me tritol në aksin Fushë-Krujë-Krujë.

Gazetari Andi Shota raporton për News24 se policia ka marrë në pyetje disa nga banorët e zonës dhe se në vendngjarje mungojnë kamerat e sigurisë, pasi janë hequr nga operacioni “Fijet”, që u shtri në të gjithë vendin. Sakaq mbetet ende enigmë objektivi i atentatit.

“Mbetet ende enigmë objektivi i atentatit në mesnatë në aksin Fushë-Krujë-Krujë.
Dua të theksoj se nga shpërthimi ka mbetur të dëmtuar xhamat e disa prej bizneseve dhe objekteve ende. Nuk dihet nëse është mesazh për ndonjë nga banorët apo bizneset e zonës.
Janë marrë disa banorë në pyetje nga policia, por nuk ka kamera sigurisë pasi u hoqën gjatë operacionit “Fije”, raportoi gazetari Shota.

AlbaniaWeb.net