Ramadani transferohet në Serie A, por klubi i Lecces bëhet “pishman”, fshin postimin
Ylber Ramadani është një futbollist i Lecces, për këtë nuk ka asnjë dyshim, madje klubi i Serie A doli me njoftim zyrtar duke theksuar se lojtari do t’i nënshtrohej këtë të enjte testeve mjekësore. Në mënyrë të çuditshme, ky postim në faqen zyrtare u fshi pak minuta më pas. Gjithsesi, lajmi bëri xhiron në mediat italiane, të cilët njoftuan transferimin e futbollist shqiptar.
Fakt është që Lecce dhe klubi i Aberbin kanë gjetur prej kohësh akordin ndërmjet tyre. Skocezët do të përfitojë 1,2 milionë euro nga shitja e mesfushorit kuqezi ndërsa do të mbajnë edhe 10% të kartonit. Ramadani i bashkohet në këtë mënyrë kolonisë kuqezi që aktivizohet në Serie A.
Mesfushori mbylli një sezon shumë pozitiv me Aberdin ku u aktivizua në 44 ndeshje, realizoi një gol dhe dhurojë 3 asiste, por është ndëshkuar nëntë herë me karton të verdhë, një karakteristik që duhet ta përmirësojë shkruajnë mediat italiane. Ramadani është kthyer prej kohësh në një pikë fikse edhe në Kombëtaren kuqezi, i preferuar edhe nga trajneri Sylvinho.
()