Wed, Nov 27, 2024

Divorci i Tottit kthehet në çështje, mosmarrëveshje edhe në gjykatë: Kush ka tradhtuar i pari

  • PublishedAugust 3, 2023

Françesko Toti nuk po kalon një moment të qetë në jetën e tij personale pasi divorci me ish-partneren Ilari Blasi ëstë kthyer në një problem serioz. Pak kohë pasi gjykata vendosi të refuzonte kërkesën e palëve për sa i përket disa orave “Rolex”, duke lënë në dorën e tyre për të vendosur, tashmë ka ardhur një tjetër seancë.

Palët ende nuk e kanë përfunduar rrugëtimin e tyre në gjyqe dhe së fundmi janë avokatët e Totit ata që kanë dorëzuar një tjetër dosje kundër Blasit. Nëpërmjet fakteve dhe provave, avokatët kërkojnë të bindin gjykatësit se nuk është Toti fajtor në ndarje po vetë Blasin.

Kështu, ata kanë arritur të grumbullojnë fakte që dëshmojnë se ish-partnerja e ka tradhtuar ndërkohë që në dosje përfshihet edhe një rast me trajnerin personal që kishte. Tashmë, mbetet të shihet reagimi i Blasin pasi pak kohë më parë ajo dëshmonte se Toti e ka tradhtuar i pari.

AlbaniaWeb.net