Wed, Nov 27, 2024

Shijon pushimet në Shqipëri, por Dua Lipa “kryqëzohet” nga fansat për këtë veprim

  • PublishedAugust 3, 2023

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka zgjedhur për të tretin vit radhazi jugun e Shqipërisë për të kaluar pushimet verore.

Gjatë kësaj jave, këngëtarja e njohur ka ndarë shpeshherë foto dhe video të ndryshme nga pushimet në Ksamil, e shoqëruar me familjen dhe shoqërinë saj.

Prej ditësh ajo ka ndarë pushimet tipike shqiptare, duke kënduar hite në gjuhën shqipe dhe duke ngrënë ushqime tradicionale. Dua ka ndarë disa momente nga pushimet duke treguar se po relaksohet në maksimum në bregdetin e jugut.Krahas fotove ajo ka shkruar “qetësi” dhe pas kësaj mund të themi se qetësia për Duan është Ksamili dhe Shqipëria.

Ajo që vihet re në fotot e publikuara nga Dua Lipa janë komentet te njëra prej tyre, ku ylli i muzikës shfaqet duke ndezur një cigare.