Vrasja e 32-vjeçares tek ‘Ura e Dajlanit” zbulon abuzimin, pranga të riut që shfrytëzonte për prostitucion 15-vjeçaren
Policia e Durrësit në një reagim zyrtar ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e 32-vjeçares Luljeta Preza, ngjarje që ndodhi disa ditë më parë tek “Ura e Dajlanit” në Durrës.
Uniformat blu bëjnë me dije se është vënë në pranga 24-vjeçari E.P., banues në Durrës. Arrestimi i të riut ka ardhur pas kallëzimit të bërë nga shtetësja 15-vjeçare, e proceduar në gjendje të lirë. Ajo ka treguar se gjatë kohës që ka bashkëjetuar me 24-vjeçarin E.P., e ka shfrytëzuar 15-vjeçaren për prostitucion.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI:
Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të proceduar penalisht për vrasjen e shtetases L. P., 32 vjeçe, trupi i së cilës u gjet poshtë urës së Dajlanit, më datë 02.08.2023, rreth orës 10:35, ju bëjmë me dije se:
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 02.08.2023, ka kallëzuar shtetasja 15 vjeçe, e proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, ditën e djeshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Deluzion”, se gjatë kohës që ka bashkëjetuar me shtetasin E. P., ky i fundit e ka shfrytëzuar për prostitucion.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
()