“Të gjithë gabojnë, por…”/ ‘Përplasjet’ me Luizin e Kiarën, Ronaldo zbulon kushtin që ka për t’u pajtuar me ish-banorët e BBV
Edhe pse “Big Brother VIP 2” ka disa muaj që ka përfunduar, ish-banorët e shtëpisë më të famshme komenton shumë dhe janë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes.
Disa prej tyre janë të angazhuar në projekte të ndryshme televizive, e disa të tjerë qëndrojnë pranë fansave të tyre përmes rrjeteve sociale.
Ish-banori i BB VIP, Ronaldo Sharka, përveçse është i angazhuar në televizion, ai është edhe mjaft aktiv në profilin e tij në “Instagram”, ku së fundmi ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit.
Këta të fundit kanë qenë shumë kuriozë që të dinë se çfarë marrëdhënie ka me ish-banorët e tjerë të shtëpisë së “Big Brother VIP 2”.
“Si i ke raportet sot me Kiarën dhe Luizin?”, e ka pyetur një ndjekës, të cilit moderatori i njohur i është përgjigjur:
“Nuk e kuptoj përse kaq shumë pyetje dhe kaq shumë kuriozitet. Unë jam njeri që i pranoj faljet, kështu që po pres të më kërkojnë falje dhe të reflektojnë. Të gjithë gabojnë”.
Ndërsa më pas një tjetër ndjekës e ka pyetur vetëm në lidhje me fituesin e këtij edicioni të BB VIP: “Marrëdhënia me Luizin?”.
Ronaldo ka postuar një foto ku shfaqet duke u përqafuar me këngëtarin e dashur për publikun. Imazhi në fjalë është shkëputur kur të dy ishin brenda në shtëpinë e famshme dhe kishin një raport mjaft të mirë.
“Zjarr e ftohtë”, ka shkruar Sharka krahas fotos.