A do të krijojë parti të re apo do vijojë betejën për logon dhe vulën? Ja si përgjigjet Sali Berisha
Ish-kryeministri Sali Berisha teksa u pyet nga gazetarët për situatën në Partinë Demokratike dhe se nëse do të krijojë një parti të re, u përgjigj se kjo nuk do të ndodhë.
Gjithashtu Berisha theksoi se beteja kryesore e Partisë Demokratike është me kryeministrin Edi Rama dhe regjimin
Zhvillimet në PD:
Sali Berisha: Ne nuk mund të na ndryshojë askush emrin. Jemi PD nisim betejën kundër regjimit. Sot kemi një mbledhje të rëndësishme dhe askush nuk mund t’u ndryshojë demokratëve identitetin. Do të përballemi me regjimin dhe Ramën.
()