Sat, Nov 30, 2024

Iu vetëofrua Barcelonës, trajneri Xavi vendos veton për Neymar

  • PublishedAugust 6, 2023

Tredhëmbëshi i famshëm i PSG, Messi-Mbappe-Neymar, po shkon drejt shpërbërjes totale. I “mbijetuari” i vetëm në Paris pritet të jetë Neymar, kjo jo më shumë për dëshirën e tij, apo se drejtuesit e klubit e shohin pjesë të së ardhmes, por është e vështirë të gjendet një klub që përmbush egon e të gjithë palëve. Së fundmi, emri i Neymar u lidh sërish me një rikthim të mundshëm në “Camp Nou”, por është Mundo Deportivo që zbardh të vërtetën.

Neymar Crying After Losing Champions League Final Against Bayern Munich Scaled
Neymar Crying After Losing Champions League Final Against Bayern Munich Scaled

Fakt është që Neymar i është vetofruar Barcelonës, por trajneri Xavi ka dalë kundër një transferimi të tillë, shkruan e përditshmja spanjolle. Kjo jo sepse Neymar nuk do t’i shërbente trajnerit, por Xavi nuk dëshiron të prish balancat në dhomat e zhveshjes. Afrimi i një lojtari si Neymar sigurisht do të trazonte ambientin në Barcelonë. Kujtojmë që Neymar u largua në verën e vitit 2017 me PSG që pagoi 222 milionë euro, që nga ajo kohë braziliani mbetet transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

Dembele
Dembele

Këto ditë, drejtuesit e Barcelonës dhe PSG janë të zënë me çështjen “Dembele”. Sulmuesi dëshiron të transferohet në Paris, Al Khelaifi është gati të paguajë 50 milionë euro, por Barcelona po merr pak më shumë kohë pasi për Dembele në Arabinë Saudite janë të gatshëm të paguajnë deri në 100 milionë euro.

()

AlbaniaWeb.net