Wed, Nov 27, 2024

Sherri për guroren/ Dhunohet kryeplaku në Klos, denoncimi: Më qëlluan me grushte në fytyrë e trup. Drejtësia të marrë masa

  • PublishedAugust 7, 2023

Kryeplaku i fshatit Kerr Sali Muça, në Bashkinë Klos është dhunuar nga një bashkëfshatar.

Ai ka treguar për gazetarin Enver Doçi se është dhunuar nga Besnik Muça, djali i Vebi Muçës me të cilin ka pasur edhe konflikte. Pas dhunës, kryeplaku i fshati ndodhet për mjekim në spital ndërsa ka bërë thirrje që të merren masa nga drejtësia dhe të zbatohen ligjet. Theksohet se shkak i konflikt të nisur me Vebi Muçën është bërë një gurore.  Gjithashtu kryeplaku ka ngritur shqetësimin pasi banorët kundërshtojnë hapjen e gurores

“Kam qenë në kanalin vaditës, kur vjen Besnik Muça i cili ka ardhur menjëherë, më ka goditur me grushte disa herë, në fytyrë e në trup. Më pas është larguar. Unë kam ardhur në spital. Nuk kemi pasur konflikte e asgjë, me djalin. Por djali i tij merret me gurore, me pyje, për dëmtime me shumë gjëra në fshat, që ne nuk jemi dakord. Ai është një tip mashtruesi. Nga dhuna isha mbuluar me gjak, kam bërë kallëzim penal ne polici. Mbrëmë gjithë natën kam qëndruar në spital për mjekim, po ashtu edhe sot jam për mjekim. Nuk di nëse është marrë masë, por unë kam bërë denoncim direkt. Kërkoj të merren masa nga drejtësia, asgjë më shumë, por vetëm të zbatohen ligjet e shtetit”, ka thënë ai.

()

AlbaniaWeb.net