Tetë minuta shtesë në finale, Guardiola i zemëruar: Tani ndeshjet zgjasin 100 minuta, nesër në mëngjes jemi ende duke luajtur…
Arsenali befasoi Manchester Cityn në finalen e Superkupës së Anglisë. Teksa “Qytetarët” po fitonin 1-0, Gooners barazuan shifrat në limite, pasi arbitri akordoi 8 minuta shtesë. Pasi koha e rregullt përfundoi 1-1, nga pika e bardhë e penalltisë më të saktë u treguan të besuarit e Arteta-s. Pas sfidës, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola shpreh pakënaqësinë për faktin se u dhanë plot 8 minuta shtesë.
“Urime për Arsenalin. Ata bënë më mirë në 15-20 minutat e fundit të pjesës së parë, ne bëmë shumë më mirë në pjesën e dytë.
Minutat shtesë- “Nuk më dukej se gjërat kishin ndodhur për të shtuar tetë minuta. Por kushdo që bën rregullat, nuk bën të merresh me lojtarët, me trajnerët… Tani ndeshjet do të zgjasin 100 minuta.
Imagjinoni sikur të shtojnë më shumë kohë shtesë për gola e kështu me radhë… Nesër në mëngjes jemi ende këtu për të luajtur!” – Tha ai.
()