EMRI/ Qarkullonte me makinë të vjedhur në Spanjë dhe me kanabis, arrestohet 30-vjeçari në Vlorë
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i cili qarkullonte me automjet të vjedhur në Spanjë dhe me lëndë narkotike.
Sasia e lëndës narkotike dhe automjeti u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Kostandin Nestur, banues në Sarandë.
Njoftimi i policisë:
DVP Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 30 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 30-vjeçari, Policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, nga verifikimet, automjeti që drejtonte shtetasi K. N., rezulton i vjedhur në Spanjë. Sasia e lëndës narkotike dhe automjeti që drejtonte shtetasi K. N., u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për përcaktimin e përgjegjësisë së plotë penale të këtij shtetasi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit J. A., 54 vjeç dhe L. Q., 40 vjeç, të dy banues në fshatin Nartë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e një lokali në fshat, kanë goditur me sende të forta, një 28-vjeçar.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. Z., 20 vjeç , banues në Himarë, pasi i papajisur me leje drejtimi, drejtonte një automjet pa targa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.