Tue, Oct 22, 2024

Sherri për pronën i merr jetën 55-vjeçarit në Vlorë, viktima ende në vendin ku ndodhi ngjarja

  • PublishedAugust 7, 2023

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi ngjarja me një viktimë në Vlorë. Gjithçka ka nisur në një kancelari pranë gjykatës së Vlorës.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për se dy persona janë zënë me grushte me njëri-tjetrin për konflikte pronësie, dhe për pasojë një prej tyre ka përfunduar në tokë, duke goditur kokën në bordurë. Për pasojë, kjo goditje ka rezultuar fatale për Armando Meshaun, i cili ka ndërruar jetë.

Nga pamjet në fjalë, shihet se familjarë të viktimës janë afruar në vendin ku ndodhi ngjara, ndërsa personi i pajetë ndodhet ende brenda biznesit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër interneti, 2 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me grushte), ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Nga veprimet e shpejta është bërë identifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

()

AlbaniaWeb.net