Sat, Oct 19, 2024

Alarm për Inzaghin, mbrojtësi i Interit pëson dëmtim

  • PublishedAugust 7, 2023

Mbrojtësi i Interit, Francesco Acerbi ka pësuar një dëmtim që do ta mbajë larg fushave për të paktën disa ditë. Lajmi është dhënë nga klubi, me një postim në rrjetet sociale.

Francesco Acerbi iu nënshtrua analizave mjekësore mëngjesin e sotëm në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano. Për lojtarin, sipas asaj që shkruhet, ka dhimbje muskulore në  këmbën e djathtë. Klubi bën me dije se kushtet fizike të Acerbit do të rivlerësohen në ditët në vijim. Italiani luajti 31 ndeshje në Serie A në sezonin që kaloi.

()

AlbaniaWeb.net