Emigrantët dynden për pushime në Shqipëri, krijohen radhë të gjata në Kapshticë dhe Kakavijë, si paraqitet situata
Sezoni veror ka rritur ndjeshëm hyrje daljet në pikat e kalimit kufitar të juglindjes së vendit.
Gazetarja Brikena Metaj në një raportim live për News24, u shpreh se gjatë orëve të pasdites është krijuar radhë në pikën kufitare të Kakavijës, por pala shqiptare është duke punuar me sportele të shtuara.
“Pala shqiptare ka punuar me sportele të shtuara gjatë fundjavës. Kjo javë ka nisur me ritme normale gjatë paradites, por në orët e pasdites ka pasur radhë nga njerëzit që priten. Tashmë fluksi është po i njëjtë me atë gjatë fundjavës. Pala jonë është duke punuar me 8 sportele, ndërsa pala greke me 5 sportele”, raportoi gazetarja Metaj.
Ndërkohë gazetarja Lorena Kodra në një raportim për News24, u shpreh se situata në pikën kufitare të Kapshticë është e qetë, ndërsa tha se ka pasur fluks, por jo radhë.
“Ka pasur fluks por jo radhë të qytetarëve që presin. Maksimumi i pritjes ka qenë rreth 20 minuta. Për sa i përket ditëve në vijë, sipas autoriteteve tona parashikon lëvizje më të shumta”, raportoi gazetarja Lorena Kodra.
()