Dëmtimi i Gentian Selmanit, Tirana njeh tifozët me situatën e portierit
Gentian Selmani ishte një nga afrimet më të bujshme të Tiranës në këtë merkato vere, por gjërat nuk shkuan mirë. Portieri i njohur u dëmtua në ndeshjen e Conference League ndaj Besiktas, duke pësuar kështu një frakturë dhe duke e bërë të detyrueshme një ndërhyerje kirurgjikale. Klubi bardheblu ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i uron rikthim të shpejtë Selmanit.
“Shërim të shpejtë @gentian_selmani ! Bardheblutë të presin të veshësh sërish dorezat e portierit.
Gentian Selmani pëson një frakturë të tibias dhe pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale si mënyrë për rikthimin më të shpejtë në fushë”, shkruan klubi.
()