Dhunimi për vdekje i 55-vjeçarit në Vlorë, autori është djali i anëtares së KLP-së, Nurihan Meta
Autori i dhunimit për vdekje të 55-vjeçarit në Vlorë, Rei Meta, rezulton të jetë djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Metës.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi pas një konflikti mes autorit dhe viktimës, në një qendër interneti. Si pasojë e goditjes me grushte, 55-vjeçari ka ndërruar jetë. Ndërkohë pak or pas ngjarjes, është venë në pranga Rei Meta.
Ngjarja ndodhi pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”.